• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Instant Articles, Lajme

Festat dhe dasmat kanë nisur, nëse doni të gjeni gjithçka dëshironi për ditët më të bukura ka vetëm një emër: “SARA-event”

Me siguri keni dëgjuar për ‘SARA-event’, një emër që prej kohësh renditet ndër më prestigjiozët që ka vendi ynë. Kur bëhet fjalë për dasma, festa ditëlindjesh, inaugurime, apo raste të ngjashme që për secilin prej nesh janë kujtime të shtrenjta, mundohemi të zgjedhim më të mirët. Pikërisht kjo është arsyeja kryesore pse sot po ju tregojmë për ‘SARA-event’.

Kompania në fjalë ka në qendër dekorimin e çdo eventi me profesionalizëm, shumë dashuri dhe pasion, për të parë lumturinë në imazhin e çdo klienti. Për t’i dhënë jetë dëshirës dhe ëndrrës suaj punohet me përkushtim dhe ide inovatore. Këtë do ta kuptoni menjëherë, që në takimin e parë me arkitektët e kompanisë dhe zbatuesit e saj gjithçkaje që bëhet e prekshme në pak kohë.

Gjithashtu “SARA-event” operon ne treg prej 15 vitesh me fustane nusërie, të firmave më të kërkuara të momentit, modeleve më ‘in’ dhe të trendeve të fundit të modës, të punuara me shumë dashuri e delikatesë. Parimi i drejtuesve të ‘SARA-event’ është që çdo nuse të ndihet si një princeshë dhe dita e ëndërruar e dasmës të kthehet në kujtimin më të ëmbël e më të bukur të jetës.

Vetëm pak javë më parë, në një sfilatë plotë drita, mes personazheve më të njohur publikë u prezantuan fustanet e nusërisë për sezonin 2019-2020. Panairi më i madh i bukurisë, ‘Beauty Fair Albania’ ishte vendi ku u mbajt kjo sfilatë, mes më të bukurave dhe emocionit që të ‘vesh’ petku i së bardhës.

Nëse ka një emër që patjetër duhet ta merrni në konsideratë për çdo event dhe rast special tuajin, është pikërisht ‘SARA-event’. Kujtimet janë gjithçka na mbetet dhe më të bukurat i krijoni vetëm me ta, me “SARA-Event” /revistawho.com