• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Instant Articles, Lajme

Doni të bëheni bjonde? Nuancat më të bukura të saj na i tregojnë vajzat bukuroshe të showbiz-it

Flokët bjondë nuk do dalin asnjëherë nga moda, pavarësisht trendeve që ndërrohen gjatë gjithë kohës. Kur vjen puna tek ndryshimi drastik që bën një femër duke u kthyer nga brune në bjonde, vendimi nuk është aq i lehtë. Në fillim është e vështirë të zgjedhësh nuancën e duhur, por ekziston edhe frika nga dekoloranti.

Megjithatë nëse keni shumë dëshirë të ndryshoni, duhet patjetër t’i hidhni një sy disa prej vajzave më të njohura të ekranit, të cilat nuk e mbajmë mend kur kanë qenë brune për herë të fundit. Nuancat që ato kanë zgjedhur hyjnë tek bjondja e ëmbël, ngjyra e grurit dhe platini, por të gjitha janë shumë të bukura.

Përpara se të merrni vendimin për të ndryshuar ‘look’ në mënyrë drastike sigurohuni që ngjyra që do zgjidhni të shkojë me tiparet tuaja. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE