• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Demi Lovato flet për problemet me lëndët e dëmshme: Këtë vit do festoja 7 vite esëll

Demi Lovato ka pasur një rrugëtim të gjatë dhe të vështirë me problemet me mbidozën. Së fundmi ajo ka publikuar në ‘Instagram’ disa postime ku ka folur për ndjesitë e saj dhe ka reflektuar për problemet me lëndët e dëmshme.

“Sot do kisha festuar 7 vite të të qenurit esëll. Nuk pendohem që bëra ato gabime, kisha nevojë t’i bëja, por nuk duhet të harroja se pikërisht pranimi i tyre është një gabim. Jam mirënjohëse që nuk mu mbyllën kurrë dyert megjithëse e kam nisur gjithçka nga e para shumë herë. Nuk i humba ato 6 vite. Tani i shtoj kohës time dhe numërimit diçka tjetër, nisjen nga fillimi. Nëse ke dështuar dhe ke frikë të kërkosh sërish ndihmë thjesht duhet të dish se është e mundur të shkosh përpara duke u përmirësuar. Nëse je gjallë sot, ti mund t’ja dalësh. Ja vlen”,-ka shkruar Lovato.

Kujtojmë se këngëtarja e njohur ka pasur për shumë kohë probleme me lëndët narkotike. Ajo mbushi plot 6 vite të qenurit esëll vitin që shkoi, por vetëm pak kohë pas datës me rëndësi për të, u shtrua me urgjencë në spital për problemet me mbidozën. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE