Era Istrefi është një ndër këngëtaret shqiptare që po korr sukses kudo në botë. Kohët e fundit, ajo shihet shpesh në shoqërinë e personazheve të njohur. Vetëm pak orë më parë, Era ka publikuar në “Instastory” një video ku shfaqet në shoqërinë e motrës së këngëtares Rita Ora, Elenën. “Duke udhëtuar për në Londër me Elena Orën, sot”, shkruan Istrefi.
Nuk e dimë nëse vajzat i lidh ndonjë projekt muzikor apo thjesht janë shoqe të mira bashkë. Kjo mbetet për t’u parë. Kujtojmë që projekti i fundit nga Era Istrefi është “Selfish”, në bashkëpunim me dy DJ të njohur, Dimitri Vegas dhe Like Mike./revistawho.com