• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Blendi Fevziu na kthen pas në kohë, e mbani mend si dukej në ’99-ën?

Blendi Fevziu na ka kthyer pas në vitin 1999 me një foto që na bëri të gjithë të kujtojmë fillimet e tij si moderator. Gazetari i njohur ka më shumë se 20 vite që drejton një prej programeve më të rëndësishme politike në vend dhe gjasat janë që të vazhdojë për një kohë të gjatë. Foto në fjalë është shkëputur nga një udhëtim i Blendit në Prishtinë dhe dukshëm vihet re ndryshimi në pamjen e moderatorit. Për ndjekësit e rregullt të tij, ky imazh nuk është i panjohur, por për më të rinjtë, me siguri ka tërhequr vëmendje. Në atë kohë, Blendi ka qenë dukshëm më i dobët se sot, por gjithsesi në formë të mirë.

Kujtojmë se Fevziu renditet ndër gazetarët më të mirë që ka vendi ynë, me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme dedikuar programit ‘Opinion’. / revistawho.com