Ugur i tregon nënës së tij që Ojky vuan nga një sëmundje. Xhandan vendos të shesë makinën për të paguar terapinë e Ojkysë. Xhemal kërkon të kalojë kohë me Ojkyn dhe Zejnep e ndihmon. Ugur ndodhet në rrezik. Ai kërkon paratë nga Sabriu por kërcënohet me jetë. Ugurin e lënë pa ndjenja dhe e çojnë në pyll. Xhemal shkon me Ojkyn në parkun e lojërave. Xhemal i jep një telefon Zejnepit dhe i thotë t’i tregojë gjithçka që ndodh në shtëpinë e Demirit. Xhandan shqetësohet pasi nuk e gjen Ojkyn në shtëpi. Demir e gjen Ojkyn me Xhemalin dhe Zejnepin. Ojkyt i kthehet kujtesa dhe e thërret Demirin baba. Xhandan gëzohet kur mëson se Ojkyt i është rikthyer kujtesa. Nëna e Ugurit shqetësohet për Ugurin dhe kërkon ndihmën e Demirit. Ojky i bërtet tezes së saj që e braktisi. Ajo ka frikë se tezja do e largojë nga Xhandani dhe Demiri. Xhandan e siguron se ata do qëndrojnë bashkë. Zejnep vendos të mos e dëgjojë Xhemalin dhe ia mbath. Ojky i kthehet jetës normale me Xhandanin dhe Demirin./revistawho.com