• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Instant Articles, Lajme

Big Basta dhe Vesa Luma festojnë përvjetorin e martesës, publikojnë foton nga Roma

Big Basta dhe Vesa Luma ditën e sotme festojnë përvjetorin 3-të të martesës. Në 12 shtator të vitit 2015 dy të rinjtë celebruan dashurinë e tyre në Kalanë e Lëkurasit në Sarandë. Që prej asaj kohe shumë gjëra kanë ndryshuar për ta dhe familja është bërë më e madhe me praninë e djalit Lian.

Foto me të cilën Vesa ka zgjedhur ta kujtojë këtë ditë është shkëputur nga Roma, saktësisht nga shatërvani i Trevit. “Le të shprehim një dëshirë. Gëzuar përvjetorin dashuria ime. Përgjithmonë”,-ka shkruar këngëtarja.

Duke qenë se Big Basta dhe Vesa Luma jetojnë në Zelandën e Re, 12 shtatori vjen disa orë më herët tek ata në krahasim me Shqipërinë./revistawho.com