• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme, Who Serial

Arzu vendos të vrasë Xhihanin, Melisa përplas dikë me makinë, ja ç’do ndodhë nesër

Doktorët hasin probleme gjatë operimit të Arzus. Xhihan planifikon ta bëjë të tijën Arzun. Xhenet i tregon Melisës që Arzu i shpëtoi jetën. Melisa fajëson Xhenetin që Arzu është duke vdekur. Mahir zihet me Kajan dhe mendon se ai ka qëlluar Arzun. Xhenet i tregon se nuk ishte Kaja që qëlloi. Melisa kalon në krizë nervore ndërsa Selim e qetëson. Mahir denoncon Kajan. Kaja futet në paraburgim. Xhenet e zë gjumi pranë Arzus. Arzu gëzohet kur e sheh. Melisa bëhet xheloze. Ajo gjen mbështetje tek Selim. Arzu del nga spitali dhe e çojnë në shtëpi. Xhenet dhe Melisa kujdesen për të. Sema kërkon të dijë kush e qëlloi Arzun. Arzu i thotë se nuk e pa personin që qëlloi. Kaja del nga burgu. Arzu i kërkon Xhenetit të mos shohin më të shkuarën por të kalojnë çdo ditë të së ardhmes bashkë. Melisa i përgjon. Arzu pyet Xhenetin nëse i thirri nënë kur ajo u qëllua. Melisa bëhet xheloze kur i sheh të lumtura pranë njëra-tjetrës. Ajo i thotë Arzus se nëse do e kishte kaq merak që Xhenet t’i thërriste nënë nuk do ta braktiste. Xhenet i thotë Melisës se nuk do e lejojë më ta lëndojë dhe ja bën të qartë që Arzu është edhe nëna e saj. Melisa e quan Xhenetin budallaqe dhe i thotë se Selimi nuk e duroi dot. Xhenet i gjuan në shpullë Melisës. Ajo i tregon se Selim luajti me të për t’ja nxjerrë fytyrën e vërtet. Melisa tronditet dhe e përjeton shumë keq. Arzu i thotë Melisës të mbledhë mendtë ndryshe do e pësojë keq. Melisa mendon se Arzu po e mohon si vajzën e saj sepse tani ka Xhenetin. Melisa i thotë Arzus se e urren. Nilgyn i thotë Selimit të largojë Pënarin pasi dyshon se Kaja e ka infiltruar në shtëpinë e tyre. Melisa shkon të takojë Selimin dhe tronditet kur kupton se Xhenet i tha të vërtetën. Selim i thotë Melisës se për të ajo është thjesht shoqe dhe nuk mund ta dojë kurrë. Nilgyn i thotë Melisës të qëndrojë larg Selimit. Melisa largohet dhe i jep makinës në gjendje të rënduar psikologjike. Ajo përplas një person që po kalon rrugën dhe tronditet. Arzu shkon në shtëpinë e Xhihanit dhe i drejton armën. Xhihan i thotë se shënjestra e tij ishte Kaja. Arzu nuk e beson. Xhihan i thotë se nuk do t’i bënte kurrë keq asaj./revistawho.com

CLOSE
CLOSE