Ariana Grande, kohë më parë u largua nga vëmendja mediatike për shumë muaj dhe u përfol se mund të ishte shtatzënë. Asnjëherë nuk pati një shpjegim për këtë çështje, por me anë të një postimi të bërë një ditë më parë, vëmendja është rikthyer sërish tek këngëtarja. Në foton ku promovon albumin e fundit bie në sy një krevat fëmijësh.
Fansat sigurisht që e kanë vënë re detajin dhe e kanë pyetur përse është një krevat fëmijësh në shtëpinë e saj. “Është i fëmijës tim sekret”,-ka shkruar ajo.
Kaq ka mjaftuar që rrjeti të vlojë për vërtetësinë e këtij lajmi, por e vërteta qëndron ndryshe. Krevati është i derrkucit që Ariana dhe partneri i saj kanë birësuar së fundmi./revistawho.com