• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Aretha Franklin i zhduket çeku 178.000 dollarësh para ndarjes nga jeta

Pak para se të ndërronte jetë, legjenda e muzikës soul, Aretha Franklin paraqiti një ankesë në polici për një çek të zhdukur. Mirëpo disa javë më vonë, ajo vdiq nga kanceri pankreatik në moshën 76 vjeçare. Ndërkohë, autoritetet në Detroit vazhdojnë ende hetimet nëse dikush e mashtroi këngëtaren duke i marrë një çek prej 178.000 mijë dollarë. Kryeprokurori i qarkut Oakland County, Paul Walton është shprehur  për ‘Billboard’ se ishte “e vështirë për të përcaktuar” nëse Franklin i dhuroi ndonjëkujt çekun apo jo. Kryeprokurori gjithashtu shtoi se policia ka biseduar me personin që ka tërhequr paratë, por nuk ka pranuar të japë më tepër detaje./revistawho.com

 

CLOSE
CLOSE