• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Anika ka një motër dhe të gjithë e njihni, ja si do rrjedhin ngjarjet në “Bixhoz me dashurinë”

Seriali “Bixhoz me dashurinë” ka fituar zemrat e publikut dhe aktualisht është ndër serialet më të ndjekur, jo vetëm në Indi ku transmetohet prej dy vitesh, por edhe në Shqipëri ku po transmetohet në TV Klan. Së fundmi në serial ka ardhur një personazh i ri, Gori të cilën më vonë do e shohim në një lidhje dashurie me Omin. Por pas shumë episodesh mësohet se Gori është motra e Anikës. Ato janë ndarë kur ishin të vogla. Megjithëse do jetojnë në një shtëpi Anika dhe Gori nuk do e dinë këtë të vërtet, por do të jetë Shivai ai që do e zbulojë shkruan revistawho. Ky do të jetë një episod kulminant por që do e ndjekim në episodet që do transmetohen vitin tjetër. Deri atëherë, na mbetet të shijojmë episodet e tanishme ku ngjarje të reja dhe pjesë emocionuese na presin./revistawho.com