• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Alban Skenderaj zbulon këngën e preferuar nga repertori i Miriamit dhe të gjithë jemi në një mendje me të

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Edhe pse daljet e tyre publike së bashku nuk janë të shpeshta, të dy janë të pranishëm me projekte muzikore, ndërsa Miriami është edhe pjesë e jurisë së ‘The Voice Kids’.

Me anë të një fotoje të publikuar pak orë më parë ajo i ka kujtuar publikut se së shpejti nisin netët ‘live’ të programit dedikuar talenteve të rinj. Duke përfituar nga ky rast, Miriam ka pyetur ndjekësit e saj për këngët që duan të dëgjojnë në netët më të rëndësishme. Komenti që ra në sy ishte ai i bashkëshortit të saj, i cili shkruan: “Në Parajsë?”.

Në këtë mënyrë Albani ka dhënë sugjerimin e tij, por edhe ka zbuluar këngën e preferuar të tij nga repertori i Miriamit. A nuk mendoni dhe ju se kjo është një nga më të bukurat? / revistawho.com

CLOSE
CLOSE