• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Aktori i njohur feston ditëlindjen e tij të 50-të

Vin Diesel është aktori që ka arritur të mbajë “mbërthyer” shikuesit përreth ekranit, në të gjithë filmat që ka realizuar përgjatë karrierës së tij. Ai numëron rreth 150 milion ndjekës në “Instagram” që e pozicionon në vendin e tretë pas Shakirës dhe Cristiano-s, si një nga personazhet më të dashur për publikun. Sot Vin mbush 50 vjeç dhe urimet për të nuk kanë të ndalur. Jeta e tij nuk ka qenë dhe aq lehtë përderisa ai nuk ka arritur të njohë kurrë babain e tij biologjik. Njerku ka qenë shtysa më e madhe që ka pasur që të ndiqte rrugën e aktrimit. Filmat aksion i dhanë mundësinë për të ecur në rrugën e famës. Një kuriozitet për të: Arsyeja e vetme që Vin vendosi të aktronte në filma humoristikë ka qenë pikërisht shqetësimi që gjyshja e tij kishte për reputacionin e “një djali të keq” që nipi po ndërtonte. Urime Vin!