• youuinsttaaffccbb
TEST
Këshilla, Lajme

A është normale humbja e shpeshtë e kujtesës?

Mund t’u ketë ndodhur shpesh që të takoni një njeri e mos t’i kujtoni emrin ose të shkoni në kuzhinë e të mos mbani mend çfarë duhet të merrnit. Ndonjëherë pyesni veten se a është normale një harresë e tillë. Kur jeni të rinj ndoshta nuk i kushtoni shumë vëmendje, por me kalimin e moshës fillojmë të shqetësohemi për këtë problem. Duhet të dini se jo çdo gjë që lidhet me harresën do të thotë se keni probleme me shëndetin mendor. Ekzistojnë disa aftësi mendore që qëndrojnë të paprekura me plakjen dhe që janë tregues kyç për nivelet tuaja mendore. Ndër këto aftësi mendore përfshihen gjërat që i keni bërë më parë dhe vazhdoni t’i bëni (rutina ditore), njohuria e kërkuar gjatë viteve të eksperiencës, aftësia për të paraqitur argumente logjikë. Kështu, harresa e papritur mund të jetë e rrezikshme, veçanërisht nëse ndërhyn në funksionimin ditor dhe ndikon në aftësitë tuaja për të kryer veprimet e rutinës ditore. Është normale: humbja e rastësishme e kujtesës pa ndikuar në aktivitetet tuaja të rregullta, nëse nuk humbni në vendet që janë familjare për ju, merrni gjithmonë të njëjtat vendime, nëse gjatë një bisede e keni të vështirë të gjeni një fjalë. Nuk është normale: nëse harroni si të kryeni veprimtaritë që keni bërë gjithmonë, nuk arrini të gjeni rrugën në vendet familjare, keni vështirësi në marrjen e vendimeve, nuk mund të kujtosh rastet kur ke humbur kujtesën, gjatë një bisede përsërit të njëjtat fjalë. /revistawho.com