• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme, Modë

7 modelet e flokëve që duhet t’i keni parasysh këtë pranverë frymëzuar nga yjet hollivudianë

Nëse jeni duke kërkuar për stilin perfekt të flokëve që do t’ju nxjerri në pah format tuaja të fytyrës, ne ju shfaqim 7 modelet me të mira, frymëzuar nga yjet hollivudianë:

1-Flokët e gjatë me onde të butë.

Kjo është një nga stilet e preferuara të Natalie Portman. Ky model nxjerr në pah këndet e fytyrës dhe mollëzat.

2-Flokë të shkurtër.

Ky model me balluke e përdorur nga Jennifer Hudson provon se flokët e shkurtër janë perfekt për një fytyrë katrore. Balluket zbusin këndet e fytyrës duke e shfaqur atë më të rrumbullakët.

3-Flokët në gjatësinë e shpatullave.

Sipas stilistit të Jenny Balding një model i tillë thekson formën e nofullës.

4-Kaçurelat.

Pavarësisht gjatësisë, flokët me kaçurrela gjithmonë do të jenë perfekte për një fytyrë me kënd. Këtë e vërteton Rita Ora.

5-Flokë të ndarë anash.

Një model i tillë si i Keira Knightley bën që këndet e fytyrës të dalin në pah, por dhe të zbuten pak.

6-Flokët të kapura lart.

Flokët e kapur lart zgjasin fytyrën dhe mollëzat. Këtë e ka shfaqur më së miri Rihanna.

7-Flokë të gjatë, të drejtë.

Flokët e gjatë dhe të drejtë ndonjëherë i bëjnë këndet e fytyrës të mos duken, por kjo mund të rregullohet duke i dhënë pak shkallëzim fundeve të flokut siç e ka paraqitur Jennifer Lopez./revistawho.com