• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Modë

7 mënyrat për të arritur pamjen joshëse të viteve ’50

A jeni adhuruese e grimit të viteve ‘50-të?

‘Mbretëreshat’ e asaj kohe, si Marilyn Monroe dhe Jane Russell, ende adhurohen për grimin e tyre elegant dhe të thjeshtë. Edhe ju mund të dukeni si yjet e asaj kohe, nëse ndiqni këshillat e mëposhtme:

 

1.Lëkura e zbehtë

1

Fytyra e zbehtë ka qenë shumë në modë në vitet ‘50-të, dhe kjo për arsye se në atë kohë nuk janë përdorur bronzuesit. Hijëzimi i fytyrës shumë shpesh bëhet I mërzitshëm, prandaj ju mund të trajtoni lëkurën tuaj vetëm me pudër, që është një apo dy nuanca më e çelët se ngjyra e lëkurës suaj.

 

2.Grim të thjeshtë të syve

2

Në vitet ‘50-të, femrat kanë përdorur grim të thjeshtë për sytë. Ndaj duhet të përdorni krem me nuancë të njëjtë me ngjyrën e lëkurës për të zbutur bazën dhe më pas, përmes përdorimit të lapsit, krijoni formën tuaj të dëshiruar, por pa e tepruar!

 

3.Shumë maskarë!

3

Maskara me shumë gjasë ka qenë elementi më i përdorur i grimit nga femrat e asaj kohe. Ndonëse maskara e atëhershme ka qenë  shumë më ndryshe nga kjo e ditëve të sotme, padyshim ju mund të arrini një dukje të përshtatshme përmes aplikimit të tri shtresave të maskarës. Nëse dëshironi të dukeni më atraktive, në raste të veçanta, shqyrtoni mundësinë e përdorimit të qerpikëve artificial.

 

  1. Vetullat

4

Për të parë shembullin më të mirë të stilit të vetullave që ka qenë në modë në vitet ‘50-të, duhet t’u kushtoni vëmendje vetullave të Elizabeth Taylor. Vetullat e errëta dhe të mbushura kanë qenë tipike për atë kohë, por, nëse nuk keni vetulla të errëta, mos u mundoni t’i krijoni ato, sepse do të dukeni shumë artificiale. Thjesht, merrni një laps me ngjyrë të njëjtë si të vetullave dhe formësoni skajet e tyre.

 

  1. Buzëkuqi

5

Femrat viteve ‘50-të kanë qenë të dashuruara me buzëkuqin e tyre! Buzëkuqi me ngjyrë të ndezur përshtatet shumë me grim të thjeshtë të syve, ndaj nëse doni të arrini pamjen atëhershme, duhet të përzgjidhni nuancën tuaj të preferuar të ngjyrave të ndezura. Fillimisht, kufizoni buzët me laps buzësh dhe më pas aplikoni buzëkuqin!

 

  1. Thonjtë

6

Thonjtë e lyer në mënyrë të përsosur janë një pjesë esenciale e dukjes së femrave të viteve ‘50-të. Preferohet që thonjtë të jenë më të gjatë dhe zakonisht ngjyra e tyre kombinohet me ngjyrën e buzëkuqit, pra edhe thonjtë duhet të kenë ngjyrë të ndezur.

 

  1. Parfumi

7

Përfundimisht, asnjë femër e viteve ‘50-të nuk do të konsiderohej madhështore pa përdorur parfum. Nëse dëshironi të jeni sa më autentike, përdorni ‘Chanel no 5’, për të cilin Marilyn Monroe ka thënë që e ka përdorur më së shumti.

 

InfoKult/