• youuinsttaaffccbb
TEST
Bukuri, Lajme

5 truke bukurie për vajzat dembele

Të kujdesesh për lëkurën është një terapi më vete, por ndonjëherë kërkon shumë kohë. Pikërisht për këtë arsye shumë vajza e lënë rutinën e bukurisë pas dore dhe nuk kujdesen sa duhen. Megjithatë ekzistojnë disa truke, të cilat mund të shpëtojnë çdo vajzë dhe që do ju ndihmojnë të dukeni bukur përditë.

  1. Ndryshoni këllëfët e jastëkut 2-3 herë në javë. Duke bërë këtë do të shmangni krijimin e akneve në lëkurë dhe papastërtitë.
  2. Mbani telefonin të pastër. Celulari është një nga objektet që mund të dëmtojë më shumë lëkurën tonë, ndaj duhet t’i kushtoni shumë rëndësi pastrimit të tij.
  3. Pastroni poret e lëkurës. Pastroni ‘make up-in’ para se të flini. Por nëse jeni dembele, mund ta pastroni fytyrën me letra të lagura ose me vaj kokosi.
  4. Përdorni shampo të thatë. Për të mos shpenzuar shumë kohë duhet të përdorni shampo të thatë, sepse u jep volum flokëve dhe eliminojnë yndyrën.
  5. Pini sa më shumë ujë. Kjo do t’ju ndihmojë në detoksifikimin e lëkurës dhe i jep asaj shkëlqim natyral. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE