• youuinsttaaffccbb
TEST
Këshilla, Lajme

3 maska me fruta për të parandaluar tharjen e lëkurës në dimër

I ftohti i dimrit ndikon negativisht në lëkurë, sidomos në fytyrë. Për këtë arsye sipas ‘Times of India’ është i nevojshëm një trajtim i herë pas hershëm për të mos pasur probleme me tharjen e lëkurës. Trajtimet janë të shumta, por disa prej tyre mund t’i realizoni edhe në shtëpi. Mjaftojnë disa kombinime të frutave dhe produkteve të tjera për të realizuar një maskë të thjeshtë fytyre.

1.Portokall

Thani pak lëkurë portokalli dhe më pas grijeni dhe bëjeni në formën e një pudre. Duhet ta përzieni me disa lugë mjaltë dhe kos derisa të krijoni një masë homogjene. Aplikojeni në fytyrë, lëreni sa të thahet dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.

2.Molla

Grini një mollë me lëkurën e hequr dhe më pas përziejeni me pak mjaltë. Aplikojeni në fytyrë dhe mbajeni për 15 minuta. Në fund shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

3.Banane

Shtypni dy banane dhe i përzieni me mjaltë dhe pak kos. Aplikojeni në fytyrë dhe në qafë, por jo në zonën rreth syve. Mbajeni për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE