• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Këshilla, Lajme

10 vajza të ekranit u bënë bashkë dhe udhëtuan drejt Dhërmiut për fundjavën më të paparë, detajet i zbuloni këtu

COHL’S  është kthyer prej vitesh në një ‘brand’ të suksesshëm të veshjeve sportive dhe një nga emrat që zgjedh pjesa më e madhe e personazheve publikë shqiptarë. Projekti ‘Relax & Recharge Weekend’ u rikthye ne edicionin e dytë të tij me më shume energji, muzikë e video tw çmendura.

‘TOP 7’ këtë vit i ka dhënë një tjetër ritëm gjithë fundjavës duke vendosur në dispozicion automjete “luxury” të shpejta po aq sa te sigurta, të bukura po aq sa edhe sfiduese për vajzat, të cilat janë tunduar dhe nuk kanë kursyer të ndajnë me ne detajet e udhëtimit.

10 bukuroshet shqiptare kanë zbuluar detaje nga fundjava relaksuese në profilet personale në ‘Instagram’ ku i kanë njohur të gjithë me veshjet e personalizuara të kategorive beachwear, lifestyle&fitness, pa harruar edhe adrenalinën që të japin makinat e shpejta, hitet verore dhe kërcimet ‘diss’ nga makina në makinë.

Një numër i madh aktivitetesh, ku mbizotëron klasa pilates nën zhurmën e detit dhe dritën e perëndimit, i ka mbajtur vajzat të zëna gjatë fundjavës duke i argëtuar në maksimum, teksa shijonin fundjavën e dedikuar vetëm për to.

Bukuroshet që u veshën me ‘COHL’S ishin Arinda Gjoni, Xhesika Trola, Klea Huta, Viola & Petrula Spiro, Deborah Keci, Sara Kolami, Kristina Baki, Alba Hoxha, Lei Kraja, të cilat pavarësisht tundimeve për të eksploruar destinacione dhe hotelet që ‘TOP 7’ ofron në Europë e më gjerë, u bënë një me objektivat e agjensisë që këtë herë të promovonin vlerat e turizmit në Shqipëri, pikërisht në perlën e bregdetit të jugut.

COHL’S nga ana tjetër ka prezantuar koleksionin e ri për femra dhe meshkuj dhe na besoni kur ju themi, se ato që vajzat bukuroshe të ekranit kanë publikuar janë vetëm pak nga shumëllojshmëria e kombinimeve, ngjyrave dhe modeleve që ‘brand-i’ ofron.

Që të shkëlqeni në palestër, përditshmëri dhe kudo tjetër duke u veshur sportive, zgjedhja duhet t’i besohet vetëm ‘COHL’S.

Që pushimet dhe udhëtimet të jenë në ritmin e duhur një staf i mrekullueshëm ju pret edhe në ‘TOP 7 Travel&Rental Car’. /revistawho.com