• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Lady Gaga përlotet teksa flet për kolegun e saj: Ti më sfidove

Lady Gaga ka marrë pjesë në ceremoninë e ‘American Cinematheque Award Presentation’, mbrëmjen që lamë pas dhe u vlerësua me një çmim për pjesëmarrjen në ‘A star is born’. Gjatë fjalimit rrënqethës këngëtarja e njohur nuk mundi të ndalë lotët. Teksa fliste për punën me kolegun e saj Bradley Cooper, ajo e cilësoi si mrekulli gjithçka kishte përjetuar.

Kujtojmë se emri i vërtetë i këngëtares është Stefani Germanotta, jo më kot lidhja e saj me filmin është shumë e fortë. “I jam larguar Stefanisë për një kohë të gjatë. I vura vetes një ‘veshje superheroi’ të cilën e quajta Lady Gaga dhe u largova prej së vërtetës. Ti më sfidove të futem në skutat më të thella të vetes sime që kisha kohë pa i parë. Unë u bëra sërish ajo, Stefania”,-u shpreh këngëtarja teksa i drejtohej kolegut të saj. Filmi që bashkoi Lady Gagën me Cooper ka marrë kritika pozitive dhe është vlerësuar me shumë çmime./revistawho.com