• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Lady Gaga përgatit një surprizë për fansat e saj, sjell në skenë duetin me Bradley Cooper

Ndërkohë që të gjithë VIP-at janë duke marrë pjesë në evente të ndryshme ndarje çmimesh apo festivale filmash, Lady Gaga është duke bërë detyrën e saj si një ‘pop-star’ global. Ajo ka performuar në rezidencën e saj “Enigma”, në Las Vegas, e cila do të vazhdojë deri në nëntor. Mbrëmë, Gaga ka surprizuar fansat e saj me prezencën e aktorit Bradley Cooper në skenë. Duke qenë se Bradley dhe Gaga kanë qenë protagonistët e filmit ‘A Star is Born’, ato kanë performuar hitin e filmit, live. Performanca ka filluar me një serenatë të Bradley-t, nën tingujt e lehta të një kitareje. Më pas, Gaga i është bashkuar duke luajtur në piano dhe gjithçka ka përfunduar kur kolegët janë ulur bashkë në stolin e pianos. Fansat kanë komentuar shumë kiminë e Bradley-t dhe Lady Gaga-s dhe kanë qenë shumë të emocionuar nga ky duet./revistawho.com