• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Lady Gaga flet për performancën me Bradley Cooper në “Oscars”: Ishte e inskenuar

Lady Gaga ka dhënë një intervistë për Oprah Winfrey për numrin e ri të revistës “Elle”. Përveç jetës së saj profesionale, Lady nuk ju ka shpëtuar as pyetjeve për disa çështje mjaft të diskutuara në media, si lidhja e saj me Bradley Cooper. Dy personazhet e njohur u afruan shumë bashkë pas xhirimeve të filmit “A star is born” dhe të dy ata dhuruan një performancë shumë romantike në ndarjen e çmimeve “Oscar”. Pasi ata të dy kënduan bashkë në skenë të gjithë filluan të dyshonin se Lady dhe Bradley kishin nisur një romancë bashkë dhe kjo dallohej lehtë në sytë e tyre.

Oprah e ka pyetur drejtpërdrejtë Gaga-n nëse mes saj dhe Cooper ka pasur një lidhje dashurie. “Ai ka thënë se nëse fjalët do ishin të vërteta, ai nuk do mund të të shikonte kurrë në sy kur ishit të ulur në piano. Ai tha se faji katolik nuk do e lejonte kurrë të të shikonte ty në sy. Si u ndjeve për gjithë këtë atë kohë? E përballove shumë mirë”, ka pyetur Oprah. “Si performues dhe aktorë, sigurisht që ne donim t’i bënim njerëzit të besonin se ne ishim të dashuruar. Dhe ne donim që njerëzit ta ndjenin atë dashuri në ‘Oscars’. Ne donim që ajo të përçohej përmes lenteve të kameras dhe në çdo televizior ku po shihej. Dhe ne punuam fort për atë gjë, punuam për ditë me radhë. Ishte e planifikuar si performancë”, ka thënë Lady Gaga.

Gjithashtu ajo pranoi se bashkë me Bradley kishin diskutuar për reagimet që do shkaktonte performnaca dhe u ndjenë të lumtur që ja arritën qëllimit. Në fakt edhe Bradley më herët kishte treguar se mes tyre nuk kishte asnjë lidhje romantike dhe se të gjitha kanë qenë thjesht dyshime të fansave. Madje pak javë pas performancës së tij dhe Gaga në “Oscars”, Bradley i dha fund marrëdhënies me Irina Shayk dhe të gjithë menduan se kjo erdhi për shkak të lidhjes së re me Lady-n. /revistawho.com