• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Modë, Vetëm në WHO

“La vie en rose” 24 orë e Xhensilës

Nëse e ndiqni Xhensilën në Instagram dhe keni qenë të vëmendshëm do vinit re një detaj. Këngëtarja nuk po i ndahet ngjyrës rozë këtë vit. E ftuar në emisione televizive, në rrugë, në plazh, për dreka e darka, për sete fotografike e kudo Xhensila ka zgjedhur rozën, një ngjyrë që vërtet i shkon shumë. Për më tepër e ka përdorur me shumë stil në veshjet e saj, herë në kostume kombinuar me të zezë, herë me këmishë e herë më pantallona të bardha. Nuk e dimë për ju, po ne mendojmë se Xhensila vërtet duket si Barbie me rozë dhe kaq shumë sa është fiksuar me siguri gjatë pjesës së mbetur të verës do e shohim sërish me këtë ngjyrë.