• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

La Los Angeles për Tiranën, Anxhelina ndan me të gjithë pse zgjodhi ta kalojë këtu karantinën

Anxhelina Hadërgjonaj ka zgjedhur që karantinimin ta kalojë në Tiranë me njerëzit e saj më të dashur. Në një intervistë për ‘Prive’, këngëtarja ka treguar se këtë periudhë ka vendosur ta shfrytëzojë për mirë, për të bërë biseda të gjata me njerëzit më të afërt, për të lexuar apo për t’u argëtuar.

Hadërgjonaj ka shtuar se këto ditë është stërvitur nga pak, ndonëse kohën më të madhe e ka kaluar në rrjetet sociale, si ‘Tiktok’ apo ‘Instagram’.
Anxhelina tregoi gjatë intervistës se dhe ajo si shumë njerëz të tjerë nuk e kishin marrë parasysh se do të ishte kaq serioze, por tashmë i kërkon të gjithëve të bëjnë shumë kujdes për më të dashurit e tyre.
Përsa i përket rikthimit të saj në muzikë, Hadërgjonaj pohoi se muzika dhe videot për të cilat ka punuar janë gati, ndonëse kjo periudhë bëri që gjithçka të shtyhej sërish./revistawho.com