“La Casa de Papel” është shfaqja më e njohur në Netflix, sipas sistemit të renditjes publike të shërbimit të transmetimit.
Episodet e fundit të saj u publikuan më 3 dhjetor, duke i dhënë fund serialit me tre sezone.
Në renditje më tej vijon shfaqja fantastiko-shkencore “Lost in Space”, e cila pati premierën e sezonit të tretë dhe të fundit më 1 dhjetor. Në vendin e tretë është “True Story”, një miniserial i ri dramatik me Kevin Hart dhe Wesley Snipes./revistawho.com