Sezoni i pestë dhe final i “La Casa de Papel” do jetë online së shpejti. Lajmi u dha zyrtarisht nga ‘Netflix’ që pavarësisht vonesës për shkak të pandemisë, nuk e ndaloi për shumë gjatë realizimin e finales së madhe të bandës më të njohur të hajdutëve në botë. “Ishte një bandë hajdutësh tani u bë një familje. Rezistenca jemi ne, të gjithë dhe mesi po presim të shohim si do marrë fund”, shkruhet në njoftim.
What started as a heist, ended as a family.
It’s a wrap on Part 5 of La Casa de Papel / Money Heist.
Thank you to all the fans for being part of La Resistencia! We can’t wait to show you how this story ends. pic.twitter.com/ey2TuEZENh
— Netflix (@netflix) May 14, 2021
Aktorët i janë rikthyer normalitetit të ditëve të tyre me gjithë trishtimin e fundit të këtij rrugëtimi disavjeçar.
Megjithëse nuk ka ende një datë të saktë, e sigurt është që rrjeti i transmetimit do jetë sërish ‘Netflix’. I pari që e dha lajmin e fundit të ‘La Casa de Papel’ ishte profesori, i luajtur nga Alvaro Morte, i cili me anë të një video nga largimi prej sheshxhirimit i preku fansat e serialit duke treguar se fundi erdhi./revistawho.com