• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News

Kylie si Kim Kardashian, “thyen” internetin me të pasme

Kylie Jenner, motra e vogël e Kim Kardashian, është e vendosur të “thyejë” internetin me setin e fundit fotografik. 19-vjeçarja ka pozuar për numrin e fundit të revistës “Interview”, në një set fotografik tepër provokues, i xhiruar nga fotografi Steven Klein.

Në fotot që kanë pushtuar internetin, e dashura e Tyga shfaqet e veshur në një mënyrë tepër provokuese duke zbuluar të pasmet e saj. Në intervistën e dhënë, motra e Kim Kardashian ka treguar se ajo po përpiqet të ruajë një balancë ndërkohë që sa vjen e bëhet më e famshme.

“Po mendoj të mos humbas në të gjithë këtë proces, sepse në fakt mendoj se disa gjëra i kam humbur, si për shembull rininë time”,-është shprehur Kylie.

Kylie gjithashtu ka shtuar se rritjen e famës, stresi tek ajo sa vjen e shtohet duke treguar se shpesh herë nuk mund të flejë e qetë pasi ditën e nesërme mund të lexojë histori të shëmtuara për veten e saj.

k1

k2

k3

k4

k5