• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kylie pranon publikisht ndarjen nga Travis dhe zbulon të vërtetën për lidhjen me ish-partnerin

Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të ndarjes së tyre. 22-vjeçarja miliardere ka vendosur ta thyejë heshtjen dhe të tregojë të vërtetën publikisht. Kylie ka bërë një status në ‘Twitter’, në të cilin ka pranuar ndarjen nga Travis dhe ka treguar se si qëndron e vërteta për lidhjen me ish-partnerin. Mbrëmjen e djeshme ajo u pa në të njëjtin vend me Tyga-n dhe menjëherë nisën spekulimet për një lidhje. “Interneti i bën gjërat 100 herë më dramatike nga sa janë. Nuk kishte një takim romantik me Tyga-n. Ju më patë duke lënë dy miq të mitë në studion ku ishte dhe ai”, ka shkruar Kylie në “Twitter”.

Më pas ajo ka shtuar se prioriteti kryesor i saj dhe Travis është vajza e tyre, Stormi. “Travis dhe unë kemi marrëdhënie të mirë dhe fokusi ynë kryesor tashmë është Stormi. Miqësia dhe vajza jonë është prioriteti ynë”, ka thënë 22-vjeçarja. Kylie dhe Travis kanë pasur një lidhje për 2 vite dhe pak muaj më parë ata festuan 1-vjetorin e vogëlushes së tyre. /revistawho.com