• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kylie Jenner veshi vajzën si vetja për “Halloween”, fansat i kthehen kundër

Kylie Jenner veshi vajzën e saj, Stormi, njësoj si veten me rastin e ‘Halloween’. Miliarderja 22-vjeçare kishte qepur për vogëlushen e saj një fustan të njëjtë me atë që ajo veshi për mbrëmjen e ‘Met Gala’. Madje Kylie kishte marrë edhe një paruke në ngjyrë lejla për Stormin për ta bërë sa më real ‘look-un’. Pavarësisht se vogëlushja dukej shumë e ëmbël veshur si nëna e saj, shumë fansa nuk e kanë pritur mirë këtë maskim të Stormit për ‘Halloween’. Disa prej tyre e kanë cilësuar si diçka narciste, ndërsa të tjerë thonë se duket që Stormi nuk e ka pëlqyer aspak veshjen, sepse mund të ketë preferuar diçka më të përshtatshme për moshën e saj. “Stormi: Dua të vishem si derrkucja Pepa. –Kylie: Ti do vishesh si unë dhe do ta pëlqesh shumë, tani qepe gojën dhe pozo”, ka shkruar dikush duke ironizuar Kylie Jenner. Megjithëse nuk e pritën mirë këtë maskim të Stormit, shumë të tjerë, përfshirë edhe personazhe të njohur e përgëzuan dhe komplimentuan Kylie-n për përzgjedhjen e veçantë. /revistawho.com