Anxhelina, vajza e këngëtares së njohur Albër Hadërgjonaj, që prej disa vitesh po jeton dhe studion në SHBA, e ka shfaqur gjithmonë hapur dashurinë e saj për fotografinë dhe make up-in. Miqësia e saj me make up artist-in e familjes Kardashian, Ariel dhe bashkëpunimi me të tjerë grimierë të famshëm kanë bërë që ajo të bjerë në sy të Kylie Jenner, e cila foton e Anxhelinës së grimuar me produktet e markës së saj e ka publikuar në faqen zyrtare të Kylie Coscmetics, që numëron plot 4.9 milionë ndjekës. Anxhelina shfaqet shumë seksi në këtë fotografi, ku nuk mban asgjë veshur, e mbuluar nga trëndafila dhe me buzët flakë të kuqe.