Kylie Jenner është vënë sërish në qendër të kritikave, por kësaj here në lidhje me gjoksin.
Disa foto të publikuara së fundmi në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqet me gjoks të zmadhuar, tregojnë se ajo ndoshta ka kryer ndonjë ndërhyrje së fundmi.
Në një nga fotot ajo shfaqet me një gjoks mjaft të zmadhuar, e të cilën disa orë më vonë e zëvendësoi më një tjetër foto ku shfaqej me një gjoks pak më të vogël.
Por kjo gjë ka krijuar mjaft konfuzion te fansat, të cilët menjëherë e kanë pyetur nese ka kryer ndonjë ndërhyrje. Por më e vogla e klanit kardashian-Jenner e ka mohuar menjëherë këtë gjë.