• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kylie Jenner përjeton një incident të frikshëm, aksidentohet me makinë

Kylie Jenner është përballur me një incident aspak të këndshëm mbrëmjen e djeshme gjatë kohës që po shkonte në festën e Demi Lovatos organizuar me rastin e “Halloween”. Shoferi i makinës së saj është përplasur me një makinë tjetër dhe fatmirësisht aksidenti ka kaluar me një dëmtim të vogël të mjeteve.

Nga fotot e siguruara nga “The Sun”, Kylie duket se është frikësuar shumë nga ngjarja, por më pas është qetësuar. Ajo ka qenë e ulur në pjesën e pasme të makinës bashkë me miken e saj të ngushtë, Anastasia Karanikolaou.

Për shkak të incidentit dy shoqet nuk mundën të shkonin në festën e Lovatos, por ato të dyja u shfaqën me kostumet e tyre të “Halloween” më parë në rrjete sociale. Kylie dhe Anastasia rikrijuan momentin ikonik të puthjes së Britney Spears dhe Madonna në “MTV”

. Jenner u transformua si Madonna veshur me të zeza dhe me një paruke me flokë biond, ndërsa shoqja e saj shihej e veshur me një fustan të shkurtër njësoj si Britney. /revistawho.com