• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kylie Jenner nuk humb kohë, pas daljes nga spitali nis menjëherë punën

Kylie Jenner ju desh të kalonte disa ditë në spital për shkak të një sëmundje që kishte simptoma të ngjashme me gripin. Për këtë arsye ajo humbi javën e modës në Paris, por duket se tashmë është rikuperuar dhe menjëherë ka nisur punën. Së fundmi ajo ka publikuar një foto nga një avion privat, ku shfaqet bashkë me nënën e saj, Kris Jenner. Të dyja të veshura kokë e këmbë me të zeza janë nisur për një takim pune, por pa zbuluar se cili ishte destinacioni i tyre. Në foto vihet re se të dyja mbajnë të njëjtën çantë nga marka “Hermes”, të cilat kushtojnë secila rreth 432 mijë dollarë.

Më parë thuhej se Kris do mbështeste Kylie-n për bashkëpunimin e saj me drejtorin kreativ të “Balmain”, por për shkak të sëmundjes ky takim u anulua dhe tani nuk dihet se për çfarë pune janë bërë bashkë nënë e bijë. /revistawho.com