• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kylie Jenner nuk e njeh krizën, blen shtëpinë që kushton 36.5 milionë dollarë

Kylie Jenner është një nga femrat më të pasura në botë, edhe pse është mjaft e re në moshë. Në një kohë kur bota po përballet me krizën më të madhe prej vitesh, Kylie ka blerë shtëpinë me vlerë marramendëse 36.5 milionë dollarë. 22-vjeçarja ka vendosur të zhvendoset në një nga plazhet më joshëse të Los Angeles-it. Shtëpia ka shtatë dhoma gjumi dhe 14 tualete, pishinë, dhomë argëtimi dhe shumë ambiente të tjera luksoze.