• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kylie Jenner me një rrëfim të sinqertë: Jeta ime nuk është perfekte, rrjetet sociale janë sipërfaqja

Pas lançimit të produkteve të reja të linjës së saj “Kylie Skin”, Kylie Jenner u nis për disa ditë pushime me mikeshat e saj. Këto ditë duket se i kanë shërbyer për të reflektuar dhe prandaj 21-vjeçarja ka ndarë me të gjithë ndjekësit një rrëfim shumë të sinqertë. Ajo ka treguar se jeta për të si një personazh i famshëm nuk ka qenë aspak e lehtë apo perfekte. “Jam krenare për veten time, forcën dhe zemrën time. Duke u rritur nën miliona sy për mua nuk ka qenë aspak e lehtë”, ka shkruar Kylie në fillim.

View this post on Instagram

I’m proud of myself, my heart, and my strength. growing up in the light with a million eyes on you just isn’t normal. I’ve lost friends along the way and I’ve lost myself too sometimes. my first tattoo was “sanity” to remind myself everyday to keep it. I’ve struggled with anxiety my whole young adult life and after my baby i dealt with all the internal ups and downs. I felt like i had to find myself completely again. I keep a whole lot to myself but just wanted to share and let you know I’m human. my life is not perfect and what you see here on social media is just the surface. be gentle with yourself, move on, and let go. we are all capable of great things, worthy of love, and allowed to express ourselves. do more of what makes you happy and be unapologetic. now is your season ✨ we all have a magnificent destiny.

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

Më pas ajo i është referuar një viti të vështirë dhe të mbushur me emocione duke treguar se ka humbur shumë miq, një ndër to Jordyn Woods. “Gjatë rrugës kam humbur miq dhe ndonjëherë edhe veten. Unë kam vuajtur nga ankthi gjatë kësaj kohe të jetës sime si e rritur dhe pas lindjes së vajzës kam pasur shumë ulje-ngritje. Ndjeja se duhej të gjeja veten time të plotë sërish. Unë mbaj shumë gjëra brenda vetes, por doja t’i ndaja me ju dhe të tregoja se dhe unë jam njeri. Jeta ime nuk është perfekte dhe kjo që shihni në rrjete sociale është thjesht sipërfaqja. Ji i sjellshëm me veten, ec përpara dhe lëri gjërat të kalojnë. Ne jemi të gjithë të aftë të bëjmë gjëra të mëdha dhe të lirë për të shprehur veten. Tani është sezoni yt. Ne të gjithë kemi një fat të shkëlqyer”, ka shkruar Kylie në rrëfimin e saj. Pas këtij postimi ajo ka marrë mbështetjen e fansave dhe motrave të saj, që shprehen se janë shumë krenare për të. Kujtojmë se Kylie Jenner është 21-vjeçarja më e pasur në botë, por sot ajo ka treguar se paraja nuk mund të krahasohet me lumturinë e shpirtit. /revistawho.com