• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kylie Jenner gati për romancë të re, modelja shihet shumë pranë me Drake

Pas ndarjes nga Travis Scott, Kylie Jenner ka qenë shpesh e komentuar për romanca të reja. Duket se 22-vjeçarja kërkon vëmendjen e dikujt tjetër tani. Ajo është parë shumë pranë reperit Drake në ditëlindjen e tij. “Ajo kaloi shumicën e kohës pranë Drake dhe miqve të tij. Kylie këndonte këngët e tij dhe kërcente me miqtë e saj, ndërsa ishte pranë Drake, por ata nuk po vallëzonin së bashku. Megjithatë ata dukeshin se kishin një lloj tërheqjeje ndaj njëri-tjetrit Ata madje u afruan dhe shkëmbyen disa batutua me njëri-tjetrin duke qeshur”, tregojnë burimet për “Us Weekly”. Edhe nëse do lindë një romancë mes tyre, ende nuk dihet nëse do kenë aprovimin e familjes Kardashian, duke patur parasysh zënkën mes Drake dhe Kanye West.