• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kylie Jenner e pranon publikisht, e dashuruar me Travis Scott si ditën e parë

Kylie Jenner vazhdon të jetë e dashuruar me Travis Scott njëjtë si ditën e parë. Miliarderja e vërtetoi këtë fakt edhe me postimin e fundit në rrjetet sociale ku e uroi babain e vajzës në ditën e tij të lindjes me fjalët më të veçanta.

“Gëzuar ditëlindjen babait të vitit. Po e pranoj ngadalë faktin se Stormi është vajza e babit, por gjithsesi. Ne arritëm gjysmën e mrekullisë. Vajzën më të bukur, të zgjuar dhe të dashur. Dhurata më e mirë. Ok po qaj, të dua përgjithmonë”, ka shkruar Jenner në postimin e fundit.

Me siguri pas këtij urimi, dyshja do të rikthehen sërish bashkë, ndonëse kanë qëndruar larg njëri-tjetrit për disa kohë./revistawho.com