• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kylie Jenner e ka të qartë sa fëmijë dëshiron të ketë në të ardhmen

Miliarderja e njohur, Kylie Jenner ka qenë shpesh në qendër të mediave rozë për shkak të jetës së saj private. Ndonëse pak javë më parë ajo, u përfol për një romancë me Drake, duket se ky raport nuk ka qenë i vërtetë pasi artisti është fotografuar sërish me ish-të dashurën e tij, Rihanna.

Megjithatë pas gjithë thashethemeve të ndryshme Jenner është parë shumicën e kohës pranë vajzës së saj, Stormi, duke treguar kujdes maksimal për të.

Në një video të publikuar së fundmi në kanalin e saj në ‘Youtube’, Kylie ka pohuar se dëshiron që në të ardhmen të ketë 4 fëmijë. 22-vjeçarja ka shtuar se nuk e di ende periudhën se kur i dëshiron, megjithatë do i pëlqente një shtëpi e mbushur me fëmijë.

Kujtojmë se Jenner u nda nga reperi i njohur, Travis Scott për shkak se ky i fundit nuk mund t’i ofronte fëmijë të tjerë dhe një ceremoni martesore./revistawho.com