• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kylie Jenner do 7 fëmijë, por ka këto probleme me shtatzëninë

Miliarderja e njohur, Kylie Jenner vendosi të hyjë ‘live’ në llogarinë e saj në ‘Instagram’ së bashku me shoqen e saj të ngushtë, Stassie Karanikolaou.

Vajzat nisën të flisnin për fëmijët dhe 22-vjeçarja pohoi se nuk ka në plan për momentin të ketë fëmijë, por në të ardhmen dëshiron të jetë mamaja e 7 fëmijëve.

“Shtatzënia s’është lojë, është serioze dhe është e vështirë. S’jam gati akoma”, u shpreh Jenner gjatë videos live. Fansave i ra në sy dhe fakti se miliarderja nuk e përmendi në asnjë moment babain e fëmijës së saj të parë, ndonëse prej kohësh ata janë parë të shoqërohen sërish bashkë./revistawho.com