• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kylie Jenner dhe Stormi janë gati për festa, miliarderja zbulon pamjet nga shtëpia e zbukuruar

Kylie Jenner ka bërë shtëpinë gati për festa dhe këtë gjë e ka treguar për gjithë fansat e saj. Miliarderja 22-vjeçare ka publikuar në ‘Youtube’ ‘vlog-un’ e fundit për të ndarë me të tjerët pamjet nga shtëpia e saj e zbukuruar. Turin rreth shtëpisë Kylie e ka nisur nga pema e Krishtlindjes, që ishte e stolisur me drita të bardha dhe me zbukurime në ngjyrë të kuqe e jeshile.

“Është çmenduri”, dëgjohet të thotë Stormi e mahnitur në video. Kylie ka treguar se dëshironte shumë që ta dekoronte shtëpinë për festa, që vajza e saj të përjetonte të njëjtën magji për Krishtlindje siç ka bërë edhe ajo. “E dashuroj këtë gjë, sepse doja që Stormi të përjetonte të njëjtën gjë si unë kur isha e vogël me gjithë kujtimet e bukura që kam”, ka thënë Kylie duke treguar se zbukurimet në pemë janë të njëjtat me ato që nëna e saj kishte kur ajo ishte e vogël. Përreth shtëpisë së saj Kylie ka vendosur disa figura të Santa Claus, drera, Arrëthyesa, globa prej dëbore dhe një kalendar që numëron ditët deri në Krishtlindje.

Nga videoja e publikuar gjithçka në shtëpinë e Kylie-t duket mjaft luksoze dhe tashmë ka marrë një pamje akoma më të bukur nga zbukurimet. /revistawho.com