• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kylie Jenner del në mbrojtje të Jordyn, zbulohen detaje nga seria e radhës e show-t televiziv

Khloe Kardashian i ka habitur të gjithë në serinë e radhës të ‘Keeping Up With The Kardashians’, pasi sërish është shfaqur e përlotur duke folur për tradhtinë dhe situatën e keqe që ka përjetuar. Por, pas gjithë skenave të dëshpëruara të saj, vëmendjen e mori Kylie dhe Kim, të cilat patën një debat duke udhëtuar me makinë, pasi kjo e fundit postoi në ‘Instagram’ një mesazh të shkurtër ku shprehte mendimin e saj për Jordyn dhe Tristan.

Kylie nisi t’i flasë duke u shprehur se këto veprime nuk janë aspak të hijshme për to dhe nuk është nevoja të tallin të tjerët për gjëra që tashmë kanë kaluar. Në këtë moment ngjarjet duket se janë komplikuar edhe më shumë pasi Kylie ka zbuluar një detaj tjetër për ish-mikeshën e saj duke lënë të kuptohet se i vjen keq për të dhe duke justifikuar veprimet. Fansat duket se nuk e kanë pëlqyer shumë këtë opinion të bukuroshes dhe komentet negative nuk kanë qenë të pakta. Seria e radhës pritet të ndryshojë çdo gjë, por mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë vërtetë. / revistawho.com