• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kylie e dashuruar me Travis, por ja çfarë kërkon nga ai

Një ditë më parë, një foto e publikuar nga Kylie në ‘Instastory’ ku shfaqej me Travis bëri rrjetin të ‘vlonte’ për një ribashkim mes tyre. Pas ndarjes, dyshja ruajti raporte mjaft të mira me njëri-tjetrin, por pas postimeve të miliarderes, lindën dyshime se ajo dhe Travis ishin rikthyer me njëri-tjetrin. Megjithatë, burime për “Cosmopolitan” shprehen se ata thjesht po kalojnë kohë së bashku dhe ndihen mjaft të lumtur, por për t’u lidhur duhet edhe pak. Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” nuk dëshiron që ata të bashkohen nga presioni mediatik, pasi kërkon më tepër angazhim nga Trevis, edhe pse e dashuron atë. Kujtojmë se dyshja janë prindër të një vajze 2-vjeçare të quajtur Stormi.