• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kylie dhe Travis janë rikthyer me njëri-tjetrin? Kim zbulon të vërtetën

Kim Kardashian ishte e ftuar së fundmi në emisionin e Ellen DeGeneres dhe gjatë intervistës nuk ju shpëtoi pyetjeve për familjen e saj. Ellen e ka pyetur Kim se çfarë po ndodh mes Kylie Jenner dhe Travis Scott, që kanë gati dy muaj të ndarë. Si fillim Kim nuk ka dashur të flasë, por pas “presionit” nga modertaorja e njohur ajo ka treguar se ata nuk janë kthyer bashkë. “Sinqerisht nuk e di. Por mendoj se ata janë miq shumë të mirë dhe kujdesen në mënyrë të shkëlqyer për vajzën e tyre”, ka thënë Kim. Më pas kur është pyetur nga Ellen për një unazë diamanti të Kylie-t, ajo ka treguar se motra e saj e ka blerë vetë dhe nuk e ka marrë nga Travis. “Unaza e madhe…pa dyshim që ata nuk janë të fejuar dhe mendoj se ajo nuk e mban në gishtin e fejesës. E di që ajo…mendoj se e ka blerë vetë, sepse ajo na i ka treguar. Nuk e di statusin e tyre, nëse janë bashkë apo jo. Nuk mendoj se janë”, ka thënë Kim. Travis u pa bashkë me familjen e Kylie-t për Ditën e Falenderimeve dhe të gjithë menduan se ishin kthyer bashkë, por siç duket ata nuk e mendojnë të vazhdojnë lidhjen me njëri-tjetrin. Dyshja e njohur i dhanë fund marrëdhënies në tetor, pa i bërë të ditura shkaqet e këtij vendimi. /revistawho.com