• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kylie dhe Travis bëhen bashkë për vajzën e tyre, reperi pozon i lumtur me familjen e tij

Kylie Jenner dhe Travis Scott i dhanë fund marrëdhënies së tyre vitin e kaluar, për shkak se reperi nuk mund t’i ofronte miliarderes një tjetër fëmijë dhe një ceremoni martesore. Pavarësisht këtij vendimi ata të dy kanë vendosur të ruajnë një raport miqësor për shkak të vajzës së tyre të vogël, Stormi.

Pak ditë më parë Travis nuk mungoi në ditëlindjen e vogëlushes, ndërsa së fundmi familja është bërë sërish bashkë për të shijuar akullore. Scott, Kylie dhe Stormi janë fotografuar teksa e vogla argëtohej duke luajtur. Reperi nuk ka ngurruar të bëjë një ‘selfie’ në këto momente të ëmbla pranë vajzës dhe Jenner.

Nuk dihet ende nëse dyshja ka arritur t’i rregullojë marrëdhëniet midis tyre, por fansat kanë kuptuar se tashmë çdo problem i tyre ka mbetur në të shkuarën./revistawho.com