• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ky takim gjysmë i fshehtë gati i vuri vulën lidhjes së Angelina Jolie dhe The Weeknd

Angelina Jolie dhe The Weeknd janë fotografuar teksa hyjnë në një restorant romantik dhe shumë privat me kuzhinë italiane. Ata hynë të ndarë, por dolën prej tij së bashku dhe kështu, në mënyrë krejt të pafajshme, ndezën edhe njëherë thashethemet për një raport romantik mes tyre.


Nëna e gjashtë fëmijëve, hipi në makinën e këngëtarit dhe të dy bashkë u drejtuan për në shtëpinë e tij në Bel-Air. Angelina dhe The Weeknd janë përfolur shumë për një lidhje romantike, por zërat sikur u qetësuan për pak kohë, duke lënë të kuptohet se ishin vetëm thashetheme. Tani gjërat janë kthyer prap në të njëjtën pikë./revistawho.com