Kepi Breton është një qytet i vogël në lindje të provincës Nova Scotia, Kanada. Ky qytet ka gjithçka që i duhet një qyteti përveç…njerëzve. I bukur, me një natyrë unike dhe me klimë ekologjikisht të pastër, ky qytet ka shumë për të ofruar. Popullsia shkon në 150.000 banorë por gradualisht po ulet. Ishin pronarët e një lokali ata që postuan njoftimin në facebook se qyteti i tyre ka nevojë për banorë. Ata që zhvendosen në këtë qytet pajisen me një punë dhe 2 akra tokë për të jetuar. Megjithatë në këtë vend mund të punojnë vetëm ata që janë të autorizuar legalisht të punojnë në Kanada. Por mos i humbni shpresat. Sipas ligjit kanadian, ju duhen vetëm dy dokumenta për të filluar punë në Kanada: një ftesë nga një punëdhënës kanadian e aprovuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqënies Sociale të Kanadasë dhe një leje për të punuar e cila nxirret pasi keni marrë një vizë të përkohshme. Jeni gati?