Në qershor të 2018-ës Afërdita Dreshaj celebroi dashurinë me Jakub Kindl në një festë e cila mori vëmendjen e të gjithëve në Miami.
Sakaq modelja është kthyer pas me kujtime duke parë momentet kur zgjidhte fustanin e nusërisë.
“Si sot 3 vite më parë. Duke provuar fustanin tim të dasmës”, ka shkruar Afërdita krah fotos së publikuar edhe në llogarinë e saj.
Dreshaj është bërë nostalgjike për këto momente dhe emocione të 3 viteve më parë, e meqenëse na i kujtoi këto ditë, ne po jua kujtojmë edhe njëherë se si dukej ajo nuse./revistawho.com