• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ky ‘look’ i Selenës i befason të gjithë, fansat të surprizuar nga pamja e saj

Selena Gomez i ka surprizuar të gjithë me ‘look-un’ e zgjedhur gjatë një interviste në programin e mëngjesit në radio me Elvis Duran. 27-vjeçarja kishte veshur një kostum në ngjyrë blu, çmimi i të cilës shkonte deri në 1000 dollarë. Këngëtarja nuk i ka shpëtuar syrit të paparacëve, të cilët e kanë fotografuar menjëherë teksa ka qenë duke shkuar për në intervistë.

Ajo çfarë binte tjetër në sy ishte fakti se Gomez shfaqej mjaft e lumtur. Nuk dihet nëse kjo gjendje e saj lidhet me suksesin e dy këngëve më të fundit të publikuara, apo diçka e re është pjesë tashmë e jetës së saj private. Megjithatë ajo ka deklaruar se është gati të gjejë dashurinë e vërtetë, pas çdo gjë në të shkuarën ka përfunduar./revistawho.com