Teksa të gjithë urojmë njëri-tjetrin, në këto ditë festash na vjen një urim magjik nga Sara Hoxha. Sara ka zgjedhur të urojë Krishtlindjet me një foto të të voglit London Noor. I shëndetshëm dhe aq i ëmbël, London tashmë feston Krishtlindjen e tij të dytë. Përmes fotos së të birit Sara i uron të gjithëve që Krishtlindjet të jenë aq të lumtura sa të sajat, plot dashuri. Ky urim padyshim që është urimi më i bukur që keni marrë ndonjëhërë./revistawho.com