• youuinsttaaffccbb
TEST
Moti

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti i kthjellët mbetet dominant në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në zonat Lindore.

Edhe pasditja pritet të vijojë me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar zonat Lindore ku vranësirat mbeten prezente, më të shpeshta në Veri- Verilindje ku priten reshje të pakta e të izoluara, dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten me 2°C gjatë orëve të para të ditës por parashikohet të qëndrojnë konstante gjatë mesditës, në gjithë territorin.

Era do vijojë të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi permanent Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Europa

Veriu dhe Verilindja e Europës si dhe pjesërisht zonat Qendrore të kontinentit paraqiten me reshje të pakta shiu e dëbore. Por rajoni i Detit të Zi, mbetet me stuhi të shpeshta ere dhe dëbore.

Ndërsa Jugu dhe Perëndimi i kontinentit si edhe pjesërisht Europa Qendrore paraqiten në kushtet e kthjellimeve me vranësira kalimtare./noa.al